Historia e Kolonelit dhe te perandorise se krijuar prej tij.

Historia e Kolonelit dhe te perandorise se krijuar prej tij.

KFC Corporation, me seli në Louisville, Kentucky, është një nga markat e pakta në Amerikë që mund të mburret me një histori të pasur suksesi dhe inovacioni për një dekadë të gjatë. E gjitha filloi me një kuzhinier i cili krijoi një recetë të njohur së shpejti, më shumë se 70 vjet më parë, një listë e bimëve dhe erëzave sekrete të gërvishtura në anën e pasme të derës së kuzhinës së tij. Kjo kuzhinë ishte koloneli Harland Sanders, sigurisht, dhe tani KFC është zinxhiri më popullor i restoranteve të pulave në botë, i specializuar në të njëjtën recetë origjinale® së bashku me pule Extra Crispy ™, anët e stilit të shtëpisë dhe biskotat e dhive. Ka mbi 21,000 shitore KFC në më shumë se 130 vende dhe territore në mbarë botën. Dhe ju e dini çfarë? Ka ende një kuzhinier në një kuzhinë në çdo një prej tyre, duke përgatitur fllad të shijshëm, ushqim të plotë familjar me çmime të volitshme.

9 SHTATOR 1890 - 1919

Historia e suksesshme e KFC mund të themi se fillon përkatësisht më 9 Shtator të vitit 1890 në Henryville të shtetit të Indianës në SHBA, datë që përkon me lindjen e Harland Sanders, vëllait të vogël të tre vëllezërve të kësaj familjeje me origjinë Anglo-Irlandeze. Pas vdekjes së të jatit, që në moshë të vogël detyrohet të punojë disa punë të vogla për të dhënë kontributin e tij në ekonominë e vështirë të familjes. Në këto vite mamaja e tij, edhe pse i vogël në moshë, i mëson Harlandit artin e gatimit.

 

1920-1929

Pas shërbimit ushtarak ai kthehet në SHBA. Harland Sanders nuk fillon të ndjekë një universitet. Ishin kohë të tjera. Ai vendos ti perkushtohet komplet nje jete tjeter. 
Gjatë ketyre viteve fillon te beje pune te ndryshme si kapiten anijeje me avull, zjarrfikes, punonjes hekurudhash dhe pune te ndryshme ne bujqesi e blegtori.

1930

Harland, tashme 40 vjeçar në vitin 1930 transferohet në North Corbin, ku merr në menaxhim një pikë karburanti e cila kishte të aneksuar në të edhe një restorant të vogël të cilen ai e quajti Sanders Court & Caffe

1935

Ne kete vit Harland Sanders nderohet me titullin Kolonel. Ky eshte një nga titujt më të lartë që shteti i Kentucky-t i jepte personave të cilët jepnin kontributin e tyre territorit në fusha të ndryshme të sipërmarrjes ne kete shtet.

1939 - 1940

Frymezuar nga shpikja e tenxheres me presion, Koloneli, filloi te studjoje shpikjen e nje friteze speciale me presion te larte per te skuqur pulen ne restorantin e tij, per te arritur te skuqe pulen sa me shpejt duke ruajtur shijen dhe vlerat ushqimore te pules.

Koloneli filloi ti perkushtohej shpikjes se nje recete qe do ta bente pulen e tij ndryshe nga çdo restorant tjeter ne vend. Ne fillim te vitit 1940 arrin te asembloje perzierjen perfekte te 11 erezave te ndryshme te cialt i japin pules shijen nderkombetare te pules KFC. Kjo recete mbetet akoma sekrete edhe ne ditet e sotme dhe eshte e ruajtur ne zyrat qendrore te KFC ne Louisville.

1952 - 1956

Suksesi i madh që mbuloi restorantin e tij ne kete periudhe beri qe ai te shperndante idene e tij te biznesit dhe me te tjere. Ai udhetoi pergjate vendit per te bindur pronare te tjere restorantesh te shisnin pulen e gatur me receten e tij unike. 
Ne 1952 ai do te shtrengonte nje marreveshje me atë që në vitet në vazhdim do të bëhej “mbreti i franchise-it”, Pete Harman.Ortaku i ri u be franchisee i tij i pare. Marreveshja e tyre u krye vetem nepermjet nje shtrengimi duarsh.
Ne vitin 1956 ai shet restorantin e tij Sanders Court & Caffe në North Corbin dhe krijon zinxhirin e restoranteve KFC - Kentucky Fried Chicken.

1957

Ky vit vjen me një risi të madhe në KFC. Shpikja e Bucket, kovës së kartonit e cila mundësonte që ushqimi KFC të merrej me vete për tu konsumuar në shtëpi apo ambiente të tjera private ose publike, por në të njëjtën kohë edhe si një koncept i cili bashkonte njerëzit në aktin e të ushqyerit te cilët tani mund ta ndanin me njëri tjetrin atë.

1962

Në vitin 1962 Kolonel Sanders nuk mund të refuzonte një oferte blerje të zinxhirit nga një grup i fuqishëm investitorësh dhe e shet atë për shifren 2 milion dollarë. 

Por ndryshe nga të tjerët ai i bën pronësisë së re një kërkesë që ai mos të ndahej kurrë nga kompania që kish krijuar, duke u shndërruar në këtë mënyrë në një ikonë dhe testimonial kryesor të imazhit të kompanisë në botë.

1965

Pasi kishte hapur më shumë se 600 restorante në rang kombëtar në vitin 1965 zinxhiri i restoranteve filloi të zgjerohej dhe jashtë kufijve të SHBA-së. Në dy vjet u hapën restorantet e parë në Meksikë, Xhamajkë dhe Angli.

1970

Në vitin 1970 pula e kolonelit arrin deri në Japoni ku që nga ai vit është kthyer në tradite konsumimi i pulës së skuqur KFC në drekën e shenjtë të Krishtlindjeve.

1987

Viti 1987 e gjen me nje tjetër rekord krijesën e Kolonelit Sanders. Është zinxhiri i pare amerikan dhe gjithashtu ndërkombëtar që hapet në Kinë.

16 DHJETOR 1980

Ne kete date ne Louisville ne shtetin e Kentucky-t Koleoneli Harland Sanders vdes ne moshen 90 vjeçare. Trashëgimia e tij jeton permes Recetes origjinale te shpikur prej tij dhe logos e cila e perfytyron Kolonelin ne te gjitha versionet e saj ne vite.

KFC tani është i pranishëm në mbi 135 vende të botës,
me më shumë se 22,000 restorante.