Pula jonë është aq e mirë për arsye se ne zgjedhim me kujdes lëndët e para me të cilat përgatisim recetat tona, realizojmë kontrollet e vazhdueshme në të gjitha hapat e përpunimit dhe ndjekim me shumë kujdes tërësinë e zinxhirit të furnizimit, nga përzgjedhja e pulave deri tek shërbimi i saj në restorantet tona.
Pulat Kentucky vijnë nga furnizues të certifikuar evropianë dhe i nënshtrohen rregullisht kontrolleve nga organe të pavarura të kualifikuara, sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Këto kontrolle kanë të bëjnë me:
• Mirëqenien e kafshëve, të cilat rriten në struktura të mëdha dhe në mjedise të përshtatshme;
• Kujdesi për dietën e tyre, e cila duhet të përmbajë vetëm perime, minerale, vitamina dhe jo antibiotikë apo hormone të rritjes artificiale;
• Transportimin e lëndës së parë nga furnizuesi në restorant;
• Magazinimi, ruajtja dhe menaxhimi i lëndës së parë në restorant, nga hyrja e tij deri në produktin e përfunduar.
Gjithë menaxhimi i produktit kryhet edhe sipas procedurave HACCP.
Skuqja në Kentucky Fried Chicken zhvillohet me fritezat e posaçme të krijuara nga vetë koloneli dhe prodhuar nga Henny Penny! Skuqja në fritezë merr më pak kohë se skuqja tradicionale dhe kjo lloj skuqje vulos vlerat natyrore të ushqimeve, duke e mbajtur produktin natyrshëm të njomë dhe të shijshëm.
Ne në KFC kemi minutazh të caktuar për çdo ushqim që gatuhet. Pra në varësi të llojit të produktit na nevojiten: 15 minuta për të përgatitur sipas recetës origjinale pulën COB në kosh të madh si dhe 4 deri në 7 minuta për të gjithë produktet e tjera. Pas skuqjes shohim se pula është gatuar në mënyrë të njëtrajtshme dhe këtë e vërtetojmë me anë të një termometri që monitoron temperaturën e brendshme të mishit. Ky është një hap themelor për të garantuar sigurinë e ushqimit për konsumatorët tanë.
I tërë procesi i përgatitjes menaxhohet në atë mënyrë që të përgatitet sasia e duhur e ushqimit dhe të reduktohet çdo mbetje ushqimore në maksimum.
Siguria e ushqimit është një përparësi absolute dhe fillon që me trajnimin e punonjësve. Të gjithë njerëzit që punojnë për KFC-në, në fakt, ndjekin një kurs trajnimi që mbështet higjienën dhe sigurinë e ushqimit. Fazat e menaxhimit të produktit rregullohen nga procedurat e miratuara nga kompania, si dhe nga rregulloret italiane dhe evropiane. Çdo fazë e gatimit i besohet kuzhinjerëve të ndryshëm. Kjo bëhet për të parandaluar ndotjen midis produkteve të papërpunuara dhe atyre të përfunduara, kjo metodë është gjithashtu shumë eficiente në kohë. Për më tepër, kuzhinjeri duhet të lajë duart para çdo faze apo serie të përgatitjes së ushqimit.