Historia e Kolonelit dhe perandorisë së krijuar prej tij.

Historia e Kolonelit dhe perandorisë së krijuar prej tij.

Shoqeria KFC, me seli në Louisville, Kentucky, është një nga markat e pakta në Amerikë e cila mbart një histori të çmuar suksesi dhe risie. E gjithë kjo filloi nga një sipërmarrës, i cili krijoi një recetë të njohur gjerësisht, rreth 70 vjet më parë, me një listë të bimëve dhe erëzave sekrete të cilat I kishte të gdhendura në anën e pasme të derës së kuzhinës së tij. Ky sipërmarrës ishte koloneli Harland Sanders, I cili e shndërroi KFC në zixhirin e restoranteve më të njohura të pulave në botë, të specializuar me të njëjtën recetë origjinale® të shoqëruar me pule shumë krokante ™, dhe biskotat me qumësht dhie me të cilat ndjeheni si në shtëpi. Ka mbi 21,000 dyqane KFC në më shumë se 130 vende në mbarë botën. Dhe e dini çfarë? Në çdo kuzhine KFC- je ka nga një kuzhinier I cili është duke përgatitur antipasta të shijshme për të gjithë familjen me çmime të volitshme.

9 SHTATOR 1890 - 1919

Historia e suksesshme e KFC mund të themi se fillon përkatësisht më 9 Shtator të vitit 1890 në Henryville të shtetit të Indianës në SHBA, datë që përkon me lindjen e Harland Sanders, vëllait të madh midis tre vëllezërve të kësaj familjeje me origjinë Anglo-Irlandeze. Pas vdekjes së të atit, ai ishte vetëm 5 vjeç. Gjendja e vështirë ekonomike e detyroi të ëmën të punonte dhe t’a mbante atë larg shtëpisë për një periudhë të gjatë. Gjatë këtyre viteve Haroldi duhej të kujdesej për vëllezërit e tij ndërkohë që mamaja i mësonte artin e të gatuarit.

 

1920-1929

Pas shërbimit ushtarak ai kthehet në SHBA. Harland Sanders nuk e ndoqi universitetin përkundrazi ai vendosi ti përkushtohet një jete tjetër. Gjatë ketyre viteve fillon të bëj punë të ndryshme si kapiten anijeje me avull, zjarrëfikës, punonjës hekurudhash dhe punë të ndryshme në bujqësi e blegtori.

1930

Harland, tashmë 40 vjeçar në vitin 1930 transferohet në North Corbin, ku merr në menaxhim një pikë karburanti e cila kishte të aneksuar në të edhe një restorant të vogël të cilën e quajti Sanders Court & Caffe

1935

Në këtë vit Harland Sanders nderohet me titullin Kolonel. Ky është një nga titujt më të lartë që shteti i Kentucky-t ju jepte personave të cilët jepnin kontributin e tyre në fusha të ndryshme të sipërmarrjes në këtë shtet.

1939 - 1940

I frymëzuar nga shpikja e tenxheres me presion, Koloneli, filloi të studjojë shpikjen e një friteze të veçantë me presion për të skuqur pulën në restorantin e tij. Me anë të saj arrihej një skuqje më e shpejtë duke ruajtur shijen dhe vlerat ushqyese të pulës.

Koloneli filloi t’i përkushtohej shpikjes së një recete që do ta bënte pulën e tij ndryshe nga çdo restorant tjetër në vend. Në fillim të vitit 1940 arrin të bashkojë përzjerjen perfekte të 11 erëzave të ndryshme të cilat i japin pulës shijen ndërkombëtare të pulës KFC. Kjo recetë mbetet akoma sekret dhe në ditët e sotme dhe është e ruajtur në zyrat qëndrore të KFC në Louisville.

1952 - 1956

Suksesi i arritur i restorantit të tij në këtë periudhë bëri që ai të shpërndante idenë e tij të biznesit edhe më tej. Ai udhëtoi përgjatë vendit për të bindur pronarë të tjerë restorantesh të shisnin pulën e gatur me recetën e tij unike.
Në 1952 ai do të bënte një marrëveshje me atë që në vitet në vazhdim do të bëhej “titullari i franchise-it”, Pete Harman. Ortaku i ri u bë bashkëpuntor i tij i parë. Marrëveshja e tyre u krye vetëm nëpërmjet një shtrëngimi duarsh.
Në vitin 1956 ai shiti restorantin e tij Sanders Court & Caffe në North Corbin dhe krijon zinxhirin e restoranteve KFC - Kentucky Fried Chicken.

1957

Ky vit vjen me një risi të madhe në KFC. Shpikja e Bucket, koshit të kartonit i cili mundësonte që ushqimi KFC të merrej me vete për tu konsumuar në shtëpi apo ambiente të tjera private ose publike, por në të njëjtën kohë edhe si një koncept i cili bashkonte njerëzit gjatë vaktit të ngrënies te cilët tashmë mund ta ndanin koshin e pulës me njëri tjetrin.

1962

Në vitin 1962 Kolonel Sanders nuk mund të refuzonte një ofertë blerje të një zixhiri dyqanesh nga një grup i fuqishëm investitorësh duke e shitur atë për shifren prej 2 milion dollarë.

Por ndryshe nga të tjerët ai i bën bashkëpuntorit të ri një kërkesë që ai mos të ndahej kurrë nga kompania që kishte krijuar, duke u shndërruar në këtë mënyrë në një ikonë dhe dëshmitar kryesor të imazhit të kompanisë në botë.

1965

Pasi kishte hapur më shumë se 600 restorante në rang kombëtar në vitin 1965 zinxhiri i restoranteve filloi të zgjerohej dhe jashtë kufijve të SHBA-së. Në krye të dy viteve u hapën restorantet e parë në Meksikë, Xhamajkë dhe Angli.

1970

Në vitin 1970 pula e kolonelit arrin deri në Japoni ku që nga ai vit është kthyer në traditë konsumimi i pulës së skuqur KFC në drekën e shenjtë të Krishtlindjeve.

1987

Viti 1987 e gjen me një tjetër rekord krijimin e Kolonelit Sanders. Është zinxhiri i parë amerikan dhe gjithashtu ndërkombëtar që u hap në Kinë.

16 DHJETOR 1980

Në këtë datë në Louisville në shtetin e Kentucky-t Koloneli Harland Sanders vdes në moshën 90 vjeçare. Trashëgimia e tij jeton përmes Recetës origjinale të shpikur prej tij dhe logos e cila e përfaqëson Kolonelin në të gjitha versionet e saj ndër vite.

KFC tani është i pranishëm në mbi 135 vende të botës,
më më shumë se 22,000 restorante.