KFC TEG
Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan Tirana, Albania
Restoranti KFC ndodhet në brendësi të qendrës tregtare Tirana East Gate (TEG) në katin 3-të në zonën “Food Court”, 30 metra drejt pasi ngjitesh në shkallët elektrike në drejtim të kinemasë.
Restoranti është i pozicionuar në mënyrë perfekte me të gjitha shërbimet e qendrës tregtare. Është lehtësisht i arritshëm edhe nga qendra e qytetit nëpërmjet autobuzave urban që nisen nga qendra e Tiranës në TEG dhe anasjelltas.
Restoranti është i rrethuar nga një sërë shërbimesh të cilat e bëjnë eksperiencën në KFC akoma edhe më të bukur. Një kinema moderne me 7 salla për të parë filmat tuaj të preferuar, park lojrash për fëmijët tuaj dhe shumë dyqane ku mund të bëni shopping.
Në Restorantin KFC mund të shijoni ushqimet e përgatitura sipas recetës origjinale tëe Kolonelit Harland Sanders gati 80 vite më parë, të cilat janë produkte dhe nënprodukte të ardhura nga mishi i pulës.
Në restorantin tonë keni mundësinë të përdorni sallën e madhe me tavolina dhe gjithashtu të përdorni shërbimin Take-Away për të marrë ushqimin në shtëpitë tuaja duke e shijuar direkt në tavolinën ose divanin tënd përpara televizorit.
KFC BLLOKU
Rruga Ibrahim Rugova (përballë me TAO Lounge) Tirana, Albania
Restoranti KFC në zonën e Ish-Bllokut ndodhet në rrugën Ibrahim Rugova, në krah të Kishës Apostolike të Re dhe përballë Bar Lounge “TAO”. Restoranti është i pozicionuar në mënyrë perfekte, në qendër të qytetit në një nga rrugët më tëe frekuentuara të tij.
Ky restorant aktualisht shërben dhe si një “Flagship Store” i markës KFC në Shqipëri. Është lehtësisht i arritshëm nga çdo pikë e qytetit për vetë pozicionin qëndror që ka.
Restoranti është i pajisur me vende parkingu në pjesën e jashtme të tij. Mundësi për prenotim datëlindjeje dhe festa të tjera për fëmijë e të rritur. Gjithashtu restoranti ynë në bllok është i pajisur me nje ambient të jashtëm të veçantë për duahnpirësit. Lokali është i pajisur me ajër të kondicionuar, lidhje WiFi falas dhe me televizorë të ndryshëm për të ndjekur eventin tuaj sportiv ose kulturor të preferuar.
Në Restorantin KFC mund të shijoni ushqimet e përgatitura sipas recetës origjinale të Kolonelit Harland Sanders gati 80 vite më parë, të cilat janë produkte dhe nënprodukte të ardhura nga mishi i pulës. Gjithashtu nga ky restorant mund të marrni ushqimin tuaj në formën “Take-Away” për ta shijuar direkt në tavolinën e shtëpisë ose divanin tuaj përpara televizorit.
KFC PARK GATE
Rruga Elbasanit Tiranë, Shqipëri
Restoranti KFC PARK GATE që ndodhet në rrugën e Elbasanit, përballë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Restoranti është i pozicionuar në mënyrë perfekte, në një nga rruget më të frekuentuara të tij.
Mundësi për prenotim datëlindjeje dhe festa të tjera për ju studentë që ndiqni studimet e larta pranë fakulteteve respektive. Gjithashtu restoranti ynë është i pajisur me një ambient të jashtëm të veçantë për duahnpirësit. Lokali është i pajisur me ajër të kondicionuar, lidhje WiFi falas dhe me televizorë të ndryshëm për të ndjekur eventin tuaj sportiv ose kulturor të preferuar.
Në Restorantin KFC mund të shijoni ushqimet e përgatitura sipas recetës origjinale të Kolonelit Harland Sanders gati 80 vite më parë, të cilat janë produkte dhe nënprodukte të ardhura nga mishi i pulës. Gjithashtu nga ky restorant mund të marrni ushqimin tuaj në formën “Take-Away” dhe “Delivery” nëpërmjet aplikacionit KFC Albania për ta shijuar direkt në tavolinën e shtëpisë ose divanin tuaj përpara televizorit.
KFC QTU
Autostrada Tiranë - Durrës km 6 Tiranë, Shqipëri
Restoranti KFC ndodhet në brendësi të qendrës tregtare QTU në katin e 2-të në zonën “Food Court”, 30 metra drejt pasi ngjitesh në shkallët elektrike.
Restoranti është i pozicionuar në mënyrë perfekte me të gjitha shërbimet e qendrës tregtare. Është lehtësisht i arritshëm edhe nga qendra e qytetit nëpërmjet autobuzave urban që nisen nga qendra e Tiranës në QTU dhe anasjelltas.
Restoranti është i rrethuar nga një sërë shërbimesh të cilat e bëjnë eksperiencën në KFC akoma edhe më të bukur. Një kinema moderne me 4 salla për të parë filmat tuaj të preferuar, park lodrash për fëmijët tuaj dhe shumë dyqane ku mund të bëni shopping.
Në Restorantin KFC mund të shijoni ushqimet e përgatitura sipas recetës origjinale të Kolonelit Harland Sanders gati 80 vite më parë, të cilat janë produkte dhe nënprodukte të ardhura nga mishi i pulës.
Në restorantin tonë keni mundësinë të përdorni sallën e madhe me tavolina dhe gjithashtu të përdorni shërbimin Take-Away për të marrë ushqimin në shtëpitë tuaja duke e shijuar direkt në tavolinën ose divanin tënd përpara televizorit.
KFC ASTIR
Rruga "Tre Dëshmorët" Astir
Një lokacion tjetër i një prej restoranteve tona KFC është në rrugën "Tre Deshmoret", Pallati Romario në Astir.
Ky restorant mbulon të gjithë zonën e Astirit dhe qytetarët e asaj zone. Për familjarët është restoranti i duhur për të ngrënë vaktin tuaj. Ju keni mundësi për prenotim datëlindjeje dhe festa të tjera për fëmijë e të rritur. Gjithashtu restoranti ynë në Astir është i pajisur me një ambient të jashtëm të veçantë për duahnpirësit. Lokali është i pajisur me ajër të kondicionuar, lidhje WiFi falas dhe me televizorë të ndryshëm për të ndjekur eventin tuaj sportiv ose kulturor të preferuar.
Në Restorantin KFC mund të shijoni ushqimet e përgatitura sipas recetës origjinale të Kolonelit Harland Sanders gati 80 vite më parë, të cilat janë produkte dhe nënprodukte të ardhura nga mishi i pulës.
Në restorantin tonë keni mundësinë të përdorni sallën e madhe me tavolina dhe gjithashtu të përdorni shërbimin Take-Away për të marrë ushqimin në shtëpitë tuaja duke e shijuar direkt në tavolinën ose divanin tënd përpara televizorit.
KFC Durres
Rruga Taulantia,Vollga,Durrës
Restoranti KFC në rrugën Taulantia përgjatë bregdetit të Durrësit ofron një tjetër lloj kënaqësie për klientët tanë. Restoranti eshte i pozicionuar në Lagjjen 1, Rruga Taulantia rrugë shumë e frekuentuar dhe populluar gjatë sezonit veror.
Një nga shëtitoret më të bukura në Durrës është ajo përgjatë bregdetit të Vollgas. Ne në KFC zgjedhim lokacionet më të mira për ju të dashur miq. Afër detit afër mbretit dhe me ushqimin më të mirë që kuzhinjerët tanë përgatisin nga receta shumë vjeçare e Kolonelit. Merrni koshin tuaj me pulën e freskët dhe shumë të shijshme kurdo që të ndiheni të uritur, ne ju presim në restorantin tonë.
Restoranti eshte i pajisur me vende parkingu dhe në çdo kohë ju mund të prenotoni për një event tuajin me miqtë apo familjarë. Karakteristikat kryesore të KFC janë pastërtia, mikpritja, përpikmëria, mirëmbajtja, cilësia e produktit dhe shpejtësia në shërbim.
Shijoni ushqimin që ne përgatisim me kaq përkujdesje posaçërisht për ju. Shfrytëzoni fundjavat për të na vizituar në qytetin bregdetar të Durrësit.
KFC VLORË
Rruga Camëria Vlorë, Albania
Një tjetër lokacion të KFC e kemi në qytetin bregdetar në jug të Shqipërisë, në Vlorën e bukur. Ky restorant ndodhet në rrugën Camëria përballë sheshit Pavarësia në godinën Cobo Center. Restoranti eshte i pozicionuar ne menyre perfekte, në zonën ku lidhet Lungomare me pjesën e shëtitores.
Kurdo që të ndiheni të uritur ne jemi aty për t’ju shërbyer me shumë delikatesë dhe përkushtim. Shëtitorja e Lungomares rri përherë plot me persona të moshave të ndryshme. Është pozicioni më perfekt për të kaluar pasditet tuaja. Ushqehuni dhe më pas bëni xhiron ose anasjelltas, pas një xhiroje të këndshme ushqehuni tek ne.
Edhe për ju miq që jeni duke udhëtuar me makinë për në Orikum apo Sarandë, stoponi në restorantin tone në Vlorë. Merrni energjinë dhe vlerat ushqimore dhe nisuni sërisht drejt destinacionit tuaj. Shijoni ushqimin direkte në ambientet tona ose merreni atë me vete. Ju mirëpresim në Vlorë.
KFC RINAS
Aeroporti Nënë Tereza
Aeroporti Nënë Tereza, është vendodhja më e re e KFC në Shqipëri. Restoranti ofron shërbim 24 orë me një menu të pasuruar për ti ardhur në shërbim gjithë udhëtarëve dhe banorëve të zonës.
Me një hapsirë të dedikuar për gjithë grupmoshat, KFC Rinas ofron një eksperiencë të shkëlqyer për gjithë adhuruesit e produkteve të saj me cilësi dhe cmim konkurues.